Maqedoni, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës
Policia e Maqedonisë, në bashkëpunim me shërbimet policore të RF të Gjermanisë dhe qendrës SEKI në Bukuresht zhvilloi një operacion ku shkatërroi një rrjet ndërkombëtar trafiku të kokainës, gjatë të cilit u arrestuan katër shtetas maqedonas.

Njësia për e Antikrimit dhe Antidrogës në Maqedoni, në bashkëpunim me policinë gjermane dhe qendrën SEKI në Bukuresht kanë sekuestruar rreth 1 465 kilogramë kokainë të pastër, pas operacionit të përbashkët, ndërkohë që ngarkesat vinin nga Santa Kruz, Bolivi, përmes Frankfurtit, Gjermani, me destinacion të fundit Ohrin.

Vlera e çmimit me pakicë në tregun e narkotikëve arrinte edhe në gjysmë milioni euro, ndërkohë që forcat policore arrestuan gjatë operacioni katër shtetas maqedonas.
Shtuar më 19/01/2011, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori