Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut sot filloi mbledhjen e saj të rregullt të 149-të, duke miratuar vendim për formimin e një ekipi
operativ i cili sipas tyre “do të punojë pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të përbëhet prej përfaqësuesve më të lartë të institucioneve nga qeverisja ekzekutive.”.
Me ekipin
operativ do të udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në ekipin
operativ do të bëjnë pjesë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu,
drejtori Byrosë për
Siguri Publike, Sasho Tasevski,
drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi,
drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska,
drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafillov, zëvendësdrejtori i deritanishëm i Drejtorisë për
Siguri dhe Kundërzbulim, Arif Asani dhe
drejtori i Agjencisë për
Siguri Nacionale, Viktor Dimovski.
“Ekipi
operativ është plotësisht i përgatitur që të jetë në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit në realizimin e obligimeve të tyre ligjore.” thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Shtuar më 13/08/2019,
ora 16:25