MAQEDONI/ Protestë para qeverisë kundër koronavirusit, rrjetit 5G dhe vaksinimit, një i arrestuar
Një grup i qytetarëve kanë protestuar para qeverisë së Maqedonisë së Veriut, siç thanë ata, kundër pandemisë së rrejshme, vaksinimit të detyrueshëm dhe antenave 5G.

Ata thonë se pushtit po i shkel të drejtat dhe lirët e qytetarëve ndërsa nga punëtorët shëndetësorë kërkuan që të publikohen emrat e personave të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi.

Me transparente për antenat 5G dhe me flamuj maqedonas qëndruan para qeverisë ku një pjesë edhe mbajtën fjalime.

Gjatë protestës policët disa herë kërkuan që të respektohet distanca dhe të mos grupohen. Në fund të protestës intervenoi edhe policia.

Nga MPB kanë njoftuar se kundër shtatë personave në protestë janë ndërmarrë masa për mos respektim të urdhëresave dhe masave për grumbullim, ndërsa një person është arrestuar./tvshenja
Shtuar më 31/05/2020, ora 21:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori