Maqedoni, protesta kundër ligjit për regjistrim të popullsisë
Pëlqej
(UPDATE) Në Shkup janë zhvilluar sot protesta kundër miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Imer Selmani, kryetar i partisë Demokracia e Re, e cila organizoi protestën, kërkoi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që të mos e mbështesë propozim-ligjin e hartuar nga qeveria, pasi ai nuk do të përfshijë qytetarët që ndodhen në punë të përkohshme jashtë vendit.

"Demokracia e Re" kërkon që regjistrimi të mbahet në muajin korrik, kur në vendlindje kthehen dhe mërgimtarët.

Por, BDI-ja premtoi regjistrim korrekt të popullsisë. Kjo parti ftoi qytetarët shqiptarë që pozitivisht dhe në mënyrë afirmative t’i përgjigjen thirrjes për regjistrim të popullsisë. Ky regjistrim pritet të realizohet nga data 1 deri më 15 prill të vitit 2011.
Shtuar më 14/11/2010, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori