Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Maqedoni, partitë shqiptare pro zgjedhjeve të parakohshme
Pëlqej
Shumica e partive politike shqiptare në Maqedoni mbështesin propozimin për zgjedhje të parakohshme, pas paralajmërimit për ngritjen e mocionit të mosbesimit të Qeverisë. Lidhja Social-Demokrate (LSDM), si një nga forcat më të mëdha të opozitës paralajmëroi se nga mesi i muajit të ardhshëm do ti dorëzojë Parlamentit, mocionin për mosbesimin e Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Partitë politike opozitare shqiptare njëzëri janë deklaruar për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Demokracia e Re bëri të ditur se mbështet çdo propozim që vjen për largimin e kësaj Qeverie. “Ne jemi pro zgjedhjeve të parakohshme, kundër një Qeverie të tillë anti-shqiptare dhe anti-integrimeve evroatlantike, deklaroi zëdhënësi i DR-së, Arianit Hoxha PDSH gjithashtu ka paralajmëruar se është e gatshme për t`u ballafaquar në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi në disa paraqitje të tij ka shprehur interesin për largimin e kësaj Qeverie. Partia shqiptare në pushtet BDI bëri të ditur se do të shqyrtojë kërkesën e fundit dhe paralajmërimet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë nga opozita maqedonase. Edhe në radhët e VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski bëjnë të ditur se janë të volitshmë zgjedhjet e parakohshme dhe se kjo parti në mënyrë serioze do të shqyrtojë këtë propozim.

LSDM opozitare paralajmëroi se muajin e ardhshëm do ti dorëzojë Parlamentit mocionin për mosbesimin e Qeverisë aktuale, për shkak të bllokimit të proceseve integruese, varfërisë dhe krizës së përgjithshme që ka mbretëruar në vend.
Shtuar më 23/11/2010, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori