Maqedoni, opozita për sistemin shëndetësor
Pëlqej
OpozitaMaqedoni ka akuzuar qeverinë se po e con drejt kolapsit sistemin e shëndetësisë. Deputeti i LSDM-së Jani Makraduli ka depozituar një dokument nga Fondi i Sigurimit të Shëndetësisë, sipas të cilit figuron një boshllëk buxhetor prej 16 milionë eurosh.

Sipas dokumentit, Fondi i Shëndetësisë i është ankuar qeverisë se vitin e ardhshëm do të ketë vështirësi për të paguar 22 mijë punonjës. Nga ana e tij kryeministri Nikola Gruevski hedh poshtë të dhënat, pasi shifrat janë pjesë e një dokumenti të vjetër.

Ndaj akuzave të opozitës ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, i cili i ka vlerësuar si të pavërteta këto deklarata.
Shtuar më 26/11/2010, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori