Maqedoni/ Mbyllen baret, restorantet, dyqanet dhe kazinotë, hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë komunikimit për mediat mbi gjendjen e koronavirusit në vend foli edhe për masat mbrojtëse që janë ndërmarrë orët e fundit.
Ai bëri të ditur se do të
mbyllen të gjitha
dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret, baret, restorantet, ndërsa këta të fundit mund të punojnë
vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme
vetëm super maketet,
dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit.
Shtuar më 14/03/2020,
ora 21:07