Maqedoni, mbështetet Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV për 2018
Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë financiare do ta mbështesë “Programin për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2018” në shumë prej 95 milion denarëve. Paratë do të shfrytëzohen për terapi të vazhdueshme anti-retrovirusale për pacientët të cilët jetojnë me HIV, por edhe për parandalim nga HIV-i.

Hristijan Jankollovski nga HOPS thotë se për herë të parë ndodh që në Maqedoni të ndahet buxhet kaq i madh nga mjetet nacionale për financimin e trajtimit të HIV-it në vend.

“Këto programe janë shpëtim të jetës së njerëzve, përmirësimit të jetës së personave të cilët jetojnë me HIV, kryesisht grupe të prekura nga HIV-i. Njëkohësisht paraqesin ruajtje të shëndetit publik. Gjithashtu do të thotë edhe kursim të parave të buxhetit gjatë viteve të ardhshme për shkak se i dimë trajtimet dhe problemet që mund të shkaktohen nëse kemi më shumë të sëmurë prej HIV-it”, tha Hristijan Jankullovski, HOPS.

Elizabeta Bozhinovska nga HERA thotë se qeveria lokale është një prej aktorëve kyç që duhet të kyçet në parandalimin e HIV-it, për shkak se ata kanë mandat që t‘i ndjekin nevojat e qytetarëve dhe të mbështesin projekte dhe zgjidhje të cilat më së miri do t‘i konvenojnë këtyre personave.

“Institucionet shtetërore dhe institucionet e shëndetit publik sado mjete që të investojnë nuk mund të arrijnë deri tek popullata më e fshehtë, deri tek popullata e cila është vështirë e aksesueshme dhe ata që janë socialisht të margjinalizuar”, u shpreh Elizabeta Bozhinovska, HERA.

Nga ana tjetër në Serbi ku janë ndërprerë shërbimet e HIV-it, po rritet numri i këtyre rasteve. Ndërsa në Kroaci për programin për parandalim nga HIV, për sektorin joqeveritar për një vit ndahen 218 milionë euro. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se në Maqedoni ka 39 raste të paraqitura të HIV-it në vitin 2017. Numri më i madh i tyre është nga Shkupi, deri në moshën deri 30 vjeçare. Në botë në periudhën mes viteve 2000 dhe 2016, ka rënie të numrit të të regjistruarve të ri nga HIV infeksioni për 9%. Është ulur edhe numri i rasteve me vdekje nga HIV për një të tretën. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori