MAQEDONI/ Mbani maskat, policia do të dënojë, nuk do të ketë mëshirë
Edhe krahas lehtësimit të masave restriktive, në fuqi mbeten rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor funksionon mirë, i menaxhon mirë të gjitha rastet e reja të diagnostifikuara dhe ngadalë jeta mund të kthehet në normalitet, por megjithatë sipas tij nevojitet vëmendje dhe respektim i masave.

“I lehtësojmë masat restriktive, por nuk duam t’i mbushim spitalet. Në këtë rast të gjithë kemi përgjegjësi – t’i respektojmë masat. Nga të gjithë ne varet edhe shëndeti ynë individual, shëndeti i më të afërmve tanë, por edhe shëndeti kolektiv”, porositi Filipçe.

Nga MPB paralajmëruan se edhe përkundër heqjes së masave restriktive për lëvizje, policia edhe më tej do të kryejë dhe do ta përforcojë kontrollin ndaj zbatimit të vendimeve qeveritare për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve, posaçërisht për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse dhe lëvizjes në distancë të nevojshme. /Alsat-M/
Shtuar më 28/05/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori