Maqedoni, LSDM mocion votëbesimi për qeverinë
Pëlqej
Branko Cërvenkovski
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë paralajmëroi mbrëmë se më 16 dhjetor do të dorëzojë në Parlament propozimin për mocionin e votëbesimit të qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Më 16 dhjetor pranë Parlamentit do të dorëzojmë kërkesën për largimin e këtij pushteti jopopullor që ka sjellë Maqedoninë në varfëri, izolim dhe bllokim të proceseve evrointegruese”, theksoi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Ai theksoi se kjo qeverisje për pesë vite ka premtuar se do të çojë vendin në NATO dhe BE, por sipas tij, për pesë vite, asnjë centimetër nuk kanë lëvizur.

“Të gjithë përreth nesh përparuan dhe vetëm ne kemi ngelur në vend dhe po rrënohemi”, theksoi Cërvenkovski, duke shtuar se arsyeja kryesore se përse qytetarët do të mbështesin zgjedhjet e parakohshme është edhe varfëria.

Mocioni për votëbesimin e qeverisë aktuale do të jetë e vështirë për të rezultuar i suksesshëm, për shkak se maxhoranca aktuale pa partinë shqiptare gëzon 63 deputetë, por duke përfshirë edhe partinë shqiptare BDI e cila ka 18 deputetë, kjo është maxhoranca më absolute deri tani në Maqedoni.
Shtuar më 22/11/2010, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori