Maqedoni, kërkohet rritje e çmimit të energjisë
Pëlqej
Sistem operatori elektrodistribues i Maqedonisë SHA MEPSO në aplikimin e dërguar sot për shpenzimet e planifikuara për vitin 2011 deri te Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) kërkon rritje të pjesës së tyre në çmimin mesatar të energjisë elektrikevitin 2011 për 0,2 denar për kilovat në orë.

Në qoftë se kjo pranohet do të paraqitë rritje prej 0,5 për qind e çmimit të tanishëm mesatar prej 3,7871 denar për kilovat orë energji elektrike të konfirmuar nga KRRE-ja.

Nga kompania njoftojnë se nuk parashikohet rritje e shpenzimeve nga puna, në pjesën e menaxhimit me sistemin elektroenergjetik dhe mirëmbajtje të rrjetit distributiv, për vitin 2011 në krahasim me këtë vit.

"SHA MEPSO pret rritje të shpenzimeve për pagesë të prodhuesve të privilegjuar të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të cilët paralajmëruan prodhimtari më të madhe deri vitin e ardhshëm në krahasim me këtë vit. Dhe për këtë arsye SHA MEPSO kërkon rritje të pjesës së saj në çmimin mesatar shitës me pakicë të energjisë elektrike", precizohet në kumtesën nga SHA MEPSO.
Shtuar më 30/11/2010, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori