MAQEDONI/ Ju konfiskohet makina nëse nuk e regjistroni në kohë, ja ndryshimet ligjore
Përjashtim nga
komunikacioni dhe konfiskim të veturës në afat prej tre ditëve
nëse e njejta është e parregulluar, dhe konfiskim të veturës në afat prej 90 ditëve
nëse e njejta shkakton zhurmë apo është e paregjistruar.
Kështu parashihet me
ndryshimet e reja ligjore të cilat i ka përgatitur MPB, e të njejtat tanimë gjenden në procedurë Kuvendore.
Ndryshimet e ligjit për siguri në
komunikacion dhe rrugë, përskaj kësaj parashohin dhe konfiskimin e patent shoferit dhe përjashtim i shoferit nga
komunikacioni.
Në peropozim ligjin që është dorëzuar në Kuvend thuhet se zyrtarët policorë mund t’ua marin patent shoferin apo t’u largojnë nga
komunikacioni nëse shoferi nuk është në gjendje të mirë psikofizike, nën gjendje të drogës apo alkoolit, apo
nëse ka paraparë apo është shkruar ndalesë për vozitje.
Me
ndryshimet e propozuara të ligjit për siguri në
komunikacion, për herë të parë rregullohet dhe materja e lidhur me pjesmarjen në
komunikacion të trotinetëve elektrik, me definimin e termit “trotinet elektrik” dhe definimin e kushteve për pjesmarje të tyre në
komunikacion (konfirmim i hapësirave të komunikacionit ku mund të lëvizin, shpejtësia e lëvizjes, mosha e personave që i drejtojnë, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse, përdorimi i dritave etj.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 16:27