Maqedoni/ Integrimi në BE dëmton prodhuesit e vegjël
Një shitës i thjesht i cili vjen në tregun e gjelbër në Shkup shpreh shqetësimin e tij në lidhje më të ardhmen e tregun me futjen e Maqedonisë në BE.

Branisllav Bakarxhiev, çdo ditë ai është pjesë e tregut duke tregtuar prodhime të përgaditura në shtëpi siç janë ajvari, mjalta, hudhra dhe kërpudha.

Ai thotë se nëse Maqedonia bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, biznesi i tij si dhe shumë biznese tjera, nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian dhe si rezultat i kësaj, do të duhen ta mbyllin burimin e vetëm të të ardhurave.

“Nuk mund t’i shesim, sepse nuk mund t’i përmbushim ato standarde. Për shembull nëse nesër, hyjmë në BE, ne me këto standarde nuk mundemi. Kemi shumë probleme me hesapet, sistem i këtillë, sistem i atillë”, u shpreh Branisllav Bakarxhiev, shitës.

Por kompanitë që tanimë punojnë sipas standardeve dhe kritereve të atilla, thonë se për ta nuk do të jetë ndryshim i madh, sepse ata veçse kanë eksport të lirë. Bashkëpronari i firmës Bonum nga Shkupi, thotë se do të ketë problem me prodhuesit e vegjël dhe se ky problem do të duhet të zgjidhet./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2016, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori