Maqedoni-Hungari, marrëveshje për turizmin
Ministria e Ekonomisë e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë Kombëtare e Hungarisë sot në Budapest do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Me marrëveshjen operatorët turistikë hungarezë do të obligohen që të sjellin turistë në Maqedoni në periudhën e verës dhe atë të dimrit.

Në kuadër të vizitës së delegacionit ekonomik të Maqedonisë në Hungari dje u fol edhe për hapjen e një linje dirkete çarter midis Budapestit dhe Shkupit.

"Në bisedimet e seancës së parë të Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë dhe Hungarisë ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i "Uizer" i cili konfirmoi se tashmë ka iniciativë për hapjen e një linje të tillë çarter", deklaroi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, i cili e kryeson delegacionin e Maqedonisë në Hungari.

Me nënshkrimin e marrëveshjes delegacioni e përfundon vizitën dyditore në Hungari e cila doli nga detyrimi i Marrëveshjes për tregti të lirë midis Maqedonisë dhe Hungarisë që u nënshkrua në vitin 2011 në Shkup.

Dje në Budapest ministri Saraçini u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban ku u dakordua që në fund të majit një delegacion i madh ekonomik nga Hungaria të vijë për vizitë në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori