Maqedoni, gjendet predha e paaktivizuar artilerike
Në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë në pjesën jugore të Maqedonisë, në afërsi të kufirit maqedonas-grek, janë gjetur 30 predha artilerike, por numri i tyre supozohet të jetë më i madh.

Gjatë pastrimit të oborrit për ndërtimin e shtëpisë private të banimit në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë, pronarët fillimisht kanë gjetur dy predha, me çka e kanë lajmëruar policinë, ndërsa pas pastrimit të terrenit, ekspertët kanë gjetur 30 predha.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se këto predha artilerike në madhësi 82 milimetra janë me origjinë nga Lufta e Parë Botërore dhe shumë prej tyre nuk janë shkrepur, gjegjësisht ende janë aktive dhe përbëjnë rrezik për vendbanimin. Sipas gjetjeve, bëhet fjalë për një magazinë fushore në të cilën ishin vendosur predhat.

Siç shihet, predhat gjenden në afërsi të vendit ku me vite janë kryer punë dhe aktivitete të ndryshme, por askush nuk i ka vënë re, si dhe asnjëra nga predhat nuk ka shpërthyer.

Pas nxjerrjes së plotë të predhave nga kjo zonë, ato do të asgjësohen. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori