MAQEDONI/ Gjenden pa shenja jete nënë e bir
Policia sot në mëngjes ka gjetur dy trupa të pajetë në një banesë në Veles.

Trupat e pajetë janë gjetur në banesë në rrugën “4 Korriku” afër çerdhes së fëmijëve te ndërtesa e njohur si “Bretkosa”, njofton MPB.


Nga policia thonë se kanë gjetur trupat e pajetë, pasi fqinjët janë ankuar nga aroma kundërmuese që ka dalë prej banesës së tyre.

Sipas fqinjëve, me gjasë bëhet fjalë për nënë e bir, që më shumë se një muaj nuk janë vërejtur të kenë dalë nga banesa.

Në vendngjarje kanë dalë ekipe policore dhe prokurori publik dhe po inspentojnë rastin.




Shtuar më 06/04/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori