Maqedoni, Fuere komenton raportin e KE-së
Pëlqej
Ervan Fuere
Raporti i KE-së për Maqedoninë për vitin 2010 e shpreh realitetin dhe përmban një vlerësim real për ngjarjet nga 12 muajt e kaluar, kurse përparimi matet mbi bazën e legjislacionit të miratuar dhe realizimit të masave. Këtë e deklaroi sot, Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere në prezantimin e sotëm të raportit vjetor për Maqedoninë.

Ai tha se vendi është i gatshëm që të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, që do të ndihmojë t'i përgjigjet sfidave të rëndësishme siç janë përforcimi i qeverisjes së drejtësisë, përforcimi i administratës, përforcimi i konkurrencës dhe ulja e papunësisë.

Diplomati evropian se shpreson që zgjidhja e kontestit të emrit do të gjendet, dhe me këtë do të fillonte ky proces (negociatat me BE), që është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Vlerësimi se reformat zhvillohen me një ritëm jo të barabartë, siç tha bazohet në pikëpamjet për procesin reformues të zbatuar vitin e kaluar.

"Një progres të konsiderueshëm në vitin 2009 kishte në dy kapituj - politikën e vizave dhe në doganë. Në vitin 2010 nuk ka fusha të cilat mund të vlerësohen me një avancim të konsiderueshëm. Në kategorinë një përparim të mirë vjet është vërejtur në 11 fusha, ndërsa sivjet në gjashtë kapituj. Në kategorinë një përparim të caktuar, në vitin 2009 kanë realizuar 20 fusha, ndërsa në vitin 2010 19. Të kufizuara, jo të barabrata apo me një përparim të pjesërishëm në 2009 ishte regjistruat në katër fusha, ndërsa sivjet në tetë, tha Fuere.

Si aspekt të rëndësishëm që duhet të merret parasysh, ndërsa që është pasqyruar në pjesë të shumta nga Raporti,thotë, është edhe nevoja e fokusimit më të madh në zbatimin e ligjeve.

Në pyetjen lidhur me vlerësimin e kryeministrit Gruevski se raporti është pozitiv dhe është arritur përparim në të gjithë 35 kapitujt, euroambasadori e konfirmoi konstatimin se bëhet fjalë për një dokument objektiv i cili përmban një numër të madh të elementeve pozitivë, e përshëndet përparimin në këto fusha, megjithatë gjithashtu i thekson edhe fushat ku ka dobësi.

Duke u përqëndruar në dialogun politik ai tha se nuk është sekret që sivjet ai ka qenë më i keq sesa vjet, por pret që miratimi i Rregullores të kontribuojnë për klimë pozitive në dialog. " Ajo që bie në sy është fakti se në këtë raport të KE-së për Maqedoninë, nuk është përdorur termi “maqedonas”

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov sot i bëri thirrje euroambasadori, Ervan Fuere që të shpjegojë se pse në raportin e Komisionit Evropian nuk është përdorur termi "maqedonas". Fuere u përgjigj se ky raport asnjëherë nuk e ka përdorur dhe nuk do ta përdorë shkurtesën maqedonas.

“Ky raport është përgatitur për ish Republikën Jugoslave të Maqedonisë. Ky është emri zyrtarë që përdoret nga BE. Për të këtë të gjithë jeni të njohur. Nuk ka asnjë tentativë për tu ndryshuar politika e BE-së lidhur me këtë çështje”, shtoi Fuere. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori