Maqedoni e Epërme ose e Veriut
Eduard Kukan
Mendoj se duhet të kenë qasje liberale drejt pranimit të një propozimi të emrit me kompromis, me përcaktim gjeografik si "Maqedonia e Veriut" ose "Maqedonia e Epërme", disa prapashtesa ndoshta, thotë deputeti evropian dhe anëtarë i grupit “Miqtë e Maqedonisë” Eduard Kukan në një intervistë për “Balkananalysis”.

“Nuk dua ta kritikoj Maqedoninë, mundohem t’iu ndihmoj aq sa mundem. Por nëse ka ndonjë propozim nga Greqia, Maqedonia duhet të jetë liberale dhe të tentojë ta pranojë atë. Por fillimisht ata duhet të pranojnë propozim”, thotë Kukan.

Gjatintervië kësaj interviste Kukan u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian.Kukan thotë se është qesharake një çështje që ka të bëjë me emrin e pengon Maqedoninë të bëhet vend anëtarë i Bashkimit Evropian.

Ai tha se është mirë që Maqedonisë iu dha shansi nëpërmjet dialogut në nivel të lartë të fillojë angazhimin drejt BE-së./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori