Maqedoni - Bullgari, a do ketë marrëveshje miqësie?
Pëlqej
Shefi i diplomacisë bullgare në qeverinë kalimtare të Bullgarisë, Daniell Mitov është i vetëdijshëm se Shkupi dhe Sofja nuk do të mund të finalizojnë si duhet Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë, për aq kohë sa në Bullgari nuk ka një qeveri të qëndrueshme.

Mitov tha se zgjedhjet e ardhshme në shtetin bullgar zhvillohen më datë 5 tetor dhe tha se do të ishte mirë që bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes të vazhdojnë akoma më tej për të arritur një marrëveshje miqësie.

"Kuptohet, ne mbetemi në qëndrimin se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë duhet të firmoset. Kjo, për mua dhe për ju, është e qartë se nuk ka shanse të ndodhë brenda këtyre muajve, por nëse vazhdojmë të bisedojmë, pavarësisht a do të vijë nga pala maqedonase apo do të jetë iniciativë e jona, do të kontribuojë në përgatitjen e kornizës së Marrëveshjes", u shpreh ministri i Jashtëm bullgar.

Edhe ministri Popovski shprehet se është dakord për arritjen e një marrëveshje miqësie, pasi kjo do të lehtësonte rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori