Maqedoni, BDI lakmon karrigen e presidentit
Në takimin e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, Ali Ahmeti, ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit që në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale të garojnë me një kandidat të përbashkët dhe ky të jetë shqiptar, ndërsa vendi i kryeparlamentarit ti kthehet LSDM-së.

“Qëllimi i BDI-së këtë herë është posti i presidentit të shtetit dhe ky post të drejtohet nga shqiptarët. Pasi që kjo parti arriti synimin që të marrë postin e kryeparlamentarit tanimë po bënë luft politike dhe diplomatike që ta shkëmbej të njëjtin me postin e presidentit të shtetit”, thonë burime diplomatike nga Brukseli përcjell Zhurnal.
Shtuar më 27/04/2018, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori