Maqedoni / Arrihet marrëveshja për zgjedhjet
VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kanë arritur një marrëveshje që i jep fund krizës politike në Maqedoni.

Ende nuk ka detaje rreth marrëveshjes në fjalë, por mësohet se është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të jetë 11 dhjetori i 2016-s.

100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë qeveri teknike dhe njëkohësisht do të tërhiqet ligji i ri për Ministrinë e Brendshme.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua pas përfundimit të takimit edhe në Klubin e Deputetëve nga përfaqësuesi i VMRO-së, Nikolla Todorov./albeu.com/


Shtuar më 21/07/2016, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori