FOTO/ Zgjedhjet në Greqi, fermeri shkon për të votuar me kalë dhe gomar

Me kalë dhe i shoqëruar nga një gomar i vogël, një fermer 50-vjeçar ka shkuar në qendrën e votimit në Nafplio të Greqisë për të votuar në zgjedhje.

Siç shkruan mediat greke, Aristides Tsirikos zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar për situatën politike në Greqi.

Z. Tsirikos shoqërohej me kalë nga dy mikeshat e tij gjermane, të cilat ndodheshin në Greqi me pushime dhe donin ta mbështesnin në këtë protestë të veçantë.


Shtuar 21.05.2023 14:32