Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për Demokraci
Sociale "Progres", qytetarët e pyetur se në çfarë
gjendje sociale dhe
ekonomike po jetojnë gjatë këtij viti, rreth 66 % prej tyre theksojnë se jetojnë në gjedje tejet të keqe. Vetëm 18 % jetojnë në
gjendje të mirë
ekonomike dhe
sociale, informon agjencia e lajmeve INA.
Mbi 50,9 % e të anketuarëve janë deklaruar se
vendi po ecën në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 34 % kanë theksuar të kundërtën.
Mbi 65 % theksojnë se Qeveria nuk reagon në mënyrë të duhur përballë shtrenjtimeve të fundit dhe thellimit të krizës, ndërsa vetëm 16 % arsyetojnë politikat qeveritare.
Anketa e "Progres" është realizuar nga 23-25 mars 2012, ku janë anketuar mbi 1110 anketues nga mbarë
vendi, lidhur me gjendjen
ekonomike dhe
sociale në vend. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 11:58