MAQEDONI/ 438 raste të reja e 6 viktima në 24 orët e fundit
438 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga gjithsej 2306 teste të realizuara.

Numri më i lartë i të infektuarve sërish në Shkup, 200 persona.

Në Strumicë janë regjistruar 30 të infektuar e ndjekur nga Tetova me 27 dhe Kumanova me 21.

Nga kjo sëmundje në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona, tre nga Shkupi, një nga Strumica, një nga Shtipi dhe një nga Kriva Pallanka. Shifër e lartë edhe të të shëruarve.

Në 24 orët e fundit listës së të shëruarve iu kanë shtuar edhe 191 persona. Për momentin në vend ka 4837 raste aktive.

Shtuar më 16/10/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori