Berisha publikon videon: Në Kamzë voton operatori për qytetaren, ka ndodhur mbi 130 herë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme disa video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët.

Kjo sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kamëz. Pretendohet se një  operator ka votuar 130 herë.

Në videon e dytë të publikuar në “Open”,  ai ka zbuluar pamje nga një qendër votimi, duke treguar se si një operator ka votuar me disa karta për persona që nuk kanë qenë prezentë në ditën e votimit.

Ai zbuloi personin që ka votuar me kartat, duke ironizuar se “kartat kanë qenë me karikatorë”.

“Hyn votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty. Një veprim i tillë është anti-Kushtetuese. Ka një vendim të Kushtetueses të 2001 në mos gaboj, ku e shpall anti-kushtetues votimin për tjetrin apo votimin familjar. Nëse ka votim të tillë shpallet anti-kushtetues zgjedhja në atë zonë. Po mbledhim të dhëna sepse nuk do bëjmë asnjë akuzë të pabazuar. Në video kemi një njeri që ka votuar me 15 karta. Operatorët votojnë vetë. Nga 6 qendra ku janë parë videot e plota 240 raste ka votuar operatori. E ka shndërruar administratën në polici elektorale. Nga Tirana në çdo qendër votimi, në Mat është dërguar nëpunësi aktivist që ulej në mes të qendrës së votimi”, tha ndër të tjera Berisha.


Shtuar 1.06.2023 22:47