MAQEDONI/ 15 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 628 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 628 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2236 testime të bëra.

Ndërkaq 15 persona kanë ndërruar jetë kurse 531 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 15 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë 7 pacientë nga Shkupi (76, 63, 84, 82, 75, 80 dhe 78 vjeç), tre pacientë nga Velesi (41, 86 dhe 57 vjeç), dy pacientë nga Gjevgjeli (60 dhe 51 vjeç), një nga Resnja (73 vjeç), një nga Dellçeva (59 vjeç) dhe një pacientë nga Ohri (87 vjeç)” raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

• Shkup 353
• Kumanovë 33
• Shtip 13
• Prilep 36
• Tetovë 33
• Struga 11
• Veles 34
• Manastir 28
• Ohri 17
• Kavadar 7
• Gostivar 7
• Strumica 20
• Kriva Palanka 6
• Radovish 2
• Probishtip 3
• Demir Hisar 1
• Makedonski Brod 2
• Berovë 2
• Vinicë 1
• Delçevë 4
• Sveti Nikole 6
• Kërçova 6
• Resnjë 1
• Negotinë 2

Ndryshe, gjithsej deri sot në vend janë testuar 238.011 persona për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona është 27.827, i të shëruarve 19,479, që kanë ndërruar jetë 949 kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 7.399.
Shtuar më 27/10/2020, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori