Maqedoni, 1/3 e shqiptarëve përjashtohen nga regjistrimi
Pëlqej
Çarshia e Shkupit
Partitë shqiptare të opozitës në Maqedoni janë shprehur kundër ligjit për regjistrimin e popullatës, të cilin e quajnë skandaloz, pasi sipas tyre, përjashton nga procesi 1/3 e popullatës shqiptare.

Kreu i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani, deklaroi se ky ligj skandaloz që u propozua kohëve të fundit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë përjashton nga procesi 1/3 e popullatës shqiptare e cila përkohësisht punon dhe qëndron jashtë Maqedonisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të ftojë shqiptarët të bojkotojnë regjistrimin në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre: mbajtja e regjistrimit në muajin korrik, mundësia e regjistrimit të qytetarëve që nuk kanë shtetësi të Maqedonisë, si dhe formimin e një trupi mbikëqyrës të përbërë nga përfaqësues të katër partive më të mëdha politike. (ina)
Shtuar më 02/11/2010, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori