Maqedonasve nuk u intereson Gruevski, numërohen me gishta protestuesit
Protestuesit e mbledhur para gjykatës kanë nisur të brohorasin pas shpalljes së vendimit për dënimin me dy vjet burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

E megjithatë vërehet se janë të pakët në numër, duke treguar qartë se populli nuk mbështet asnjëherë politikanë të korruptuar.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot në seancën përfundimtare për rastin “Tanku”, shpalli fajtor ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shqiptoi dënim me burg prej 2 viteve.

I akuzuari tjetër Gjoka Popovski u dënua me 6 vjet e gjysëm burg./albeu.com/


Shtuar më 23/05/2018, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori