Një maqedonase është kapur mat në Tetovë duke
shkruar mesazhe
raciste kundër shqiptarëve nëpër muret e qytetit.
Një person e ka fotografuar gruan dhe ia ka dërguar fotot redaksisë së TetovaSot.
Gruaja ka
shkruar grafite me përmbajtje "Vdekje shqiptarëve" dhe "Rroftë Serbia".
Grafitet
raciste kundër etnisë tjetër dënohen edhe me
burg në Maqedoni.
Maqedonia ka në fuqi ligjin për "mosdurim etnik dhe fetar brenda shoqërisë", por se edhe përballë realitetit ku ka patur
grafite racore, askush nuk është dënuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2014,
ora 11:34