Maqedonasit thyejnë rekorde në magjistralet kroate
Brenda muajit mars policia kroate ka regjistruar dy raste kur qytetarë nga Maqedonia kanë vozitur me shpejtësi prej 240 kilometrave në orë në magjistralet kroate, kurse mediat e Zagrebit i kanë përshkruar ata si “vozitës të çmendur”.

Siç transmeton “Lajm”, rasti i parë është shënuar më 4 mars në aksin rrugor Bregan – Lipovac. Policia ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë i cili në ato momente veturën “Audi” me targa të Maqedonisë e ka vozitur me shpejtësi prej 242 kilometrave në orë, edhe pse në atë pjesë të magjistrales shpejtësia e lejuar maksimale ka qenë 130 kilometra.

Vozitësi i pandërgjegjshëm është dënuar me dënim 5.000 kuna kroate (afër 650 euro), kurse në afat prej 12 muajve i është ndaluar përdorimi i lejes ndërkombëtare për vozitje në territorin e Kroacisë.

Një “rekorder” tjetër nga Maqedonia në magjistralet kroate është shënuar më 24 mars në aksin rrugor Zagreb-Lipovac. Kësaj radhe policia ka ndaluar një shtetas 46 vjeçar nga Maqedonia, i cili veturën e llojit “Chevrolet” me targa zvicerane e ka vozitur me shpejtësi prej 238 kilometrave në orë.

Atij i është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3.000 kunave (rreth 400 euro), kurse njësoj si në rastin e parë i është ndaluar që në afat prej 12 muajve të shfrytëzojë lejen e vozitjes në territorin e Kroacisë.
Shtuar më 30/03/2012, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori