Maqedonasit porosi Zaevit të mos e pranojë Platformën shqiptare
Kryetari i Dinjitetit, Stojançe Angellov, i ka bërë thirrje kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit që të mos e pranojë platformën e shqiptarëve.

"I bëjmë apel kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit, si mandatar i ardhshëm, që të jetë i kujdesshëm dhe të mbajë premtimin se nuk do të pranohet asnjë kërkesë nga platforma e cila del nga kornizat e Kushtetutës së RM¬-së si dhe jasht nevojave të qytetarëve maqedonas", ka thënë Angellov, përcjell "Zhurnal".

Nga ana tjetër, kreu i LSDM-së është në pritje të marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re nga presidenti Ivanov, ndërsa kundërshtari i tij, Nikolla Gruevski ka bërë me dije se do të bëjë çmos për ndalimin e formimit të qeverisë së re dhe pranimin e Platformës shqiptare.

Mbrëmë VMRO-ja protestoi kundër formimit të qeverisë dhe dygjuhësisë, si dhe ka bërë me dije se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori