Maqedonasit po "humbasin"
Pëlqej
Në arsimin parauniversitar në Maqedoni, po ulet gjithnjë e më shume, numri i nxënësve nëpër klasa.

Në katër vitet e fundit, numri i nxënësve pëson ulje me nga pesë-gjashtë mijë nxënës në vit.

Kështu, nëse në shtator të vitit 2010-të në shkollat fillore dhe të mesme kishte rreth 295 000 nxënës, një vit më vonë ky numër ka rënë në 289 026, pra 5736 nxënës më pak. Ndërkaq, shtatorin e ardhshëm rënia ishte e barabartë me 6383, pasi vitin shkollor 2012/2013 në shkollat fillore dhe të mesme të vendit kishte 282 637 nxënës, shkruan Koha.

Si në arsimin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm, ulje të ndjeshme kanë nxënësit e etnisë maqedonase.

Krejt ndryshe ndodh me nxënësit shqiptarë, të cilët vetëm "shtohen" nga viti në vit./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori