Maqedonasit nuk e duan BE-në para emrit të shtetit
Pëlqej
Pjesa më e madhe e popullsisë në Maqedoni nuk e duan Bashkimin Evropian përpara emrit të shtetit.

Më një sondazh të kryer, rezulton se qytetarët nuk do ta donin BE-në në rast se iu ndyshon emri i shtetit.

Sipas anketës, janë 63 për qind e qytetarëve të anketuar që refuzojnë integrimin në BE, me çmim ndryshimin e emrit, kundrejt 26 për qind e atyre që pranojnë një gjë të tillë, shkruan Zhurnal.

Por, sondazhi i Institutit të Demokracisë, "Societad Civilis" tregon se pa kushtëzim, shumë qytetarë do ta donin Bashkimin Evropian, mbi 80 % e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori