Maqedonasit mallkojnë shqiptarët në protestën para MPB-së (VIDEO)
Qindra maqedonas të udhëhequr nga kreu i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov dhe të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja kanë protestuar para ministrisë së Brendshme në Shkup.

Protestuesit kanë kërkuar nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski të krijojë kushte për ndërtimin e kryqit në Butel dhe të ndërmarrë masa kundër atyre që penguan ndërtimin e kryqit.

Megjithëse organizatorët thanë se kryqi nuk ndërtohet kundër shqiptarëve, protestuesit dëshmuan diçka tjetër. Ata kanë kënduar këngë nacionaliste duke mallkuar shqiptarët. Portali Almakos ka publikuar dhe videon.
Shtuar më 05/03/2016, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori