Gary Neville tregon skuadrën që do zërë vendin e 4, nuk është Man United

Gary Neville mendon se Arsenali do të përfundojë i katërti në Premier League në fund të sezonit.

“Tani ata janë nën presion në kuptimin që tani pritet të jenë të katërt.

Mendoj se ata do të përfundojnë në vendin e katërt, por kanë ende një ndeshje jashtë fushe kundër Tottenhamit, dhe duhet të luajnë kundër Manchester United.

Tani ata duhet të ecin përpara dhe të dëshmojnë se mund të besojmë në kualifikimin e Champions League”, tha ish-mbrojtësi i Manchester United. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 17:54