Maqedonasit gërvishtin makinën e një greku
Pëlqej
Një makinë me targa greke në Ohër është dëmtuar gjatë fundjavës.

Policia e ka informuar ngjarjen, pasi shtetasi grek e ka denoncuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun në pjesën qendrore të qytetit, kur persona të panjohur kanë gërvishur makinën e tipit “Audi” me targa greke.

Në pjesë të ndryshme të makinës ka patur mbishkrime vulgare, ku ndër të tjera shkruhej "Macedonia is not Greece, GR is MK - Maqedonia nuk është Greqi, GR është MK".

Ky incident vjen pasi që shtetas të Maqedonisë kanë bërë denoncime se makinat e tyre janë dëmtuar në Greqi dhe se u janë shlyer mbishkrimet MK në tabelat e makinës. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori