Maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhenjë të historisë së Ballkanit, ka
shkruar ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në
Maqedoni, Lubço
Georgievski në librin e tij "Ky jam unë", njofton INA.
Në këtë libër me shumë detaje edhe për luftën e Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon,
Georgievski ka folur edhe për luftën në Kosovë në vitin 1999.
Sipas tij, në luftën e Kosovës ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ka marrë instruksione për lejimin e NATO-s për hyrjen në Kosovë.
"Ish-sekretarja amerikane Ollbrajt atëherë kërkoi lejen që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor", ka
shkruar Georgievski.
Sipas tij, në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njejtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në
Maqedoni.
Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012,
ora 10:54