Maqedonasit ende larg standardeve të BE-së, as një pushim nuk e sigurojnë
Sipas Eurostat, mbi 60 për qind e qytetarëve në Maqedoni nuk mund t’i sigurojnë vetes një pushim veror.

Për të ofruar një pushim njëjavor jashtë vendit të banimit, për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë nuk është e mundur, thuhet më tej nga Eurostat.

Në grupin me Maqedoninë janë edhe Serbia, Qiproja, Bullgaria dhe Rumania.

Qytetarët e Kroacisë në krahasim me vitin e kaluar janë në një situatë pak më të mirë, por ende janë në pjesën e keqe të listës, pasi 58.1 përqind e popullsisë nuk mund të përballojë luksin e një pushimi njëjavor jashtë vendit.

Qytetarët e Greqisë fqinje, një destinacion i mirënjohur turistik, janë të shtatët nga poshtë lart, sipas mundësive financiare për të shkuar jashtë vendit.

Kur vjen puna te vendet e tjera të rajonit, 22.8 për qind e qytetarëve të Sllovenisë nuk mund të përballojnë pushimet.

Por, më shumë se 90 për qind e norvegjezëve, suedezëve dhe zviceranëve mund t’i lejojnë vetes të paktën një javë pushim jashtë vendit.


Shtuar më 01/05/2018, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori