Maqedonasit e Shqipërisë kundër ndarjes territoriale
Pëlqej
Maqedonasit në Shqipëri janë të pakënaqur me ndarjen administrative që qeveria ne Tirane ka aprovuar.

Ata thonë se ajo është e padrejtë, pasi nuk ka asnjë komunë më vete që të jetë me shumicë popullsie maqedonase.

Maqedonasit mendojnë se Bujar Nishani ka marrë vendim të drejtë, duke kërkuar anullimin e reformës territoriale në vend.

Vasil Sterjovski, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrime Evropiane thotë se maqedonasit kanë një betejë përpara me kryeministrin Edi Rama.

Sipas maqedonasve të Shqipërisë, Rama veproi jo drejtë, duke mos iu njohur të drejtat dhe se për këtë do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori