Maqedonasit e Shqipërisë kërkojnë ndihmë nga Maqedonia
Pëlqej
Komuniteti maqedonas që jeton në Shqipëri është shprehur i pakënaqur me ndarjen e re territoriale.

Qytetarë maqedonas në Shqipëri kanë thënë për gazetën Dnevnik se si pasojë e respresionit të politikës së Tiranës, "po e humbasin identitetin".

"Fshati po vdes ngadalë, vetëm të vjetrit mbijetojnë. Të rinjtë janë asimilohen duke u përzier me shqiptarët. Në qoftë se shteti vendosi që ne të bashkoni si njësi administrative me shumicën shqiptare, atëherë ne mund të vijmë e të kërkojmë strehim në Maqedoni ose në Bullgari. Nuk mund të bëhemi shqiptarë as muslimanë maqedonas", ka thënë një qytetar.

Sipas maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, është bërë padrejtësi, pasi që vetëm Pusteci ka mbetur njësi më vete administrative, ndërsa Bërdo, Mali i Thatë dhe Ostreni janë përfshirë brenda njësive të banuara kryesisht nga shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori