Komuniteti maqedonas në Columbus të shtetit Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndarë rreth faktit se cilin kandidat
republikan do të votojnë në mënyrë që të nxjerrin përballë
presidentit aktual Barack Obama kandidatin më të fortë të mundshëm.
Sipas “Zëri të Amerikës” në gjuhën
maqedonase, maqedonasit e Amerikës do të votojnë për kandidatin
republikan Mitt Romney, i cili duket më serioz dhe me më shumë gjasa për të fituar në mesin e
republikanëve.
Diaspora
maqedonase voton për
republikanët, pasi SHBA në kohën e
presidentit republikan George W. Bush në vititn 2004, e pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 09:28