Maqedonasit e përzënë nga Italia mohojnë akuzat për ekstremizëm (VIDEO)
Pesë shtetasit maqedonas të cilët u dëbuan nga Italia për ekstremizëm, tashmë janë në shtëpitë e tyre në fshatin Oktis të Strugës.

Njëri prej shtetasve ka mohuar akuzat se pëkrahin Shtetin e vetëshpallur Islamik dhe ka shpjeguar se nuk ka lidhje me ta.

Ai ka bërë me dije më "Tv21" se ka qëndruar në Itali për 16 vite me rradhë dhe se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me shtetin.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Oktisit, Dalip Tairoski, e njeh mirë këtë familje dhe se nuk beson se ata të jenë të përfshirë në aktivitete të tilla, dhe ka shpjeguar para medieve se është befasuar nga ky lajm.

Pas mbërritjes së tyre në Maqedoni, policia i ka kontrolluar dhe më pas i ka lënë të lirë, duke mos i'ua konfiskuar as pasaportat.

Banorët e këtij fshati thonë se ky nuk është rasti i parë që një banor i Oktisit është ndaluar nga policia evropiane nën dyshimin për bashkëpunim me organizata terroriste. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori