"Maqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe" (VIDEO)
"Maqedonasit duhet ta mësojnë gjuhën shqipe", ka thënë ish-politikani zviceran Andreas Gross.

Sipas sij, shteti Maqedonas duhet të ndryshojë Kushtetutën që gjuha shqipe të barazohet me atë maqedonase, sikurse ka ndodhur edhe në shtetin e tij.

Gross propozon se maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe dhe shqiptarët atë maqedonase, pasi të dyja gjuhët duhet që të jenë zyrtare që të mund të shfrytëzohet në mënyrë të barabartë në të gjithë rajonet e vendit. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2016, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori