U zbulua misteri! Ja pse nuk flemë dot me batanije nëse nuk nxjerrim njërën këmbë jashtë

Janë të shumtë njerëzit që nuk flenë me batenije nëse nuk nxjerrin njërën këmbën jashtë.

Nëse keni menduar pse e bëni dhe me cfarë lidhet, ka ardhur koha t’a mësoni:

Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

Këmbët janë mekanizmat perfekt të ftohjes. Sipas ekspertëve të gjumit, ato kanë një lidhje midis arterieve dhe venave, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, “të cilat hollohen në temperatura të ngrohta dhe lejojnë më shumë gjak në sipërfaqen e lëkurës në mënyrë që ajo të ftohet”

Si rezultat, temperatura e trupit tonë ekuilibrohet dhe ne mund të flemë të qetë.

Ndihmon që të flini më shpejt.

Në mënyrë që të flemë, temperatura e trupit duhet të bjerë nga 1 deri në 2 gradë. Kjo është arsyeja pse qëndrojmë zgjuar kur është shumë vapë. Trupi lufton kundër mbinxehjes, shkruan Cna. Kjo është arsyeja pse duhet të flemë në një mjedis të freskët gjatë natës dhe zbulimi i njërës këmbë nga batanija mund të jetë i mjaftueshëm.

Është pozicioni më i rehatshëm nëse flini të mbuluar me një batanije.

Ka disa arsye të ndryshme pse shumica prej nesh nuk mund të flemë pa batanije. Zbulimi i këmbëve është zgjidhja perfekte për këtë dilemë dhe na ndihmon të qëndrojmë të freskët edhe kur mbulohemi me batanije.


Shtuar 7.07.2020 14:18