Sot në Shkup, do të
mbahet marsh “për”
Maqedoni Evropiane. Marshi do të fillojë nga ndërtesa e Kryqit të Kuq në Shkup, nga ora 13:30, për të vazhduar më pas për në ndërtesën e Bashkimit Evropian.
“Të shoqërohemi dhe të dalim për ardhmërinë tonë. Dil në
marsh, dil “për”
Maqedoni evropiane”, thuhet në thirrjen e liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Përndryshe, më 10
shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.
Referendumi do të
mbahet më 30
shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.
Shtuar më 16/09/2018,
ora 09:23