Ulen infektimet dhe vdekjet nga Covid-19 në vend, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 191 raste të reja me Covid-19 dhe 1 humbje jete. Në krahasim me një ditë më parë, situata paraqitet më mirë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 378 pacientë ndërsa raste aktive në të gjithë Shqipërinë janë 3396.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1743 testime, 191 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 378 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë, në këto bashki:

72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 191

Të shëruar në 24 orë 378

Të shtruar në spitale 68

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1743

Testime totale 1,736,486

Raste pozitive 271,141

Raste të shëruara 264,287

Raste Aktive 3396

Humbje jete 3,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 982

Fier 548

Elbasan 378

Vlorë 330

Berat 248

Lezhë 242

Kukës 159

Durrës 139

Gjirokastër 136

Shkodër 132

Korçë 77

Dibër 25


Shtuar 24.02.2022 18:18