Maqedonasi ndërron gjininë, nga mashkull kthehet në femër
Pëlqej
Një maqedonas me emrin Darko ka kryer një operacion dhe është kthyer në femër, duke u quajtur tashmë Klaudia.

Ish-studenti 33-vjeçar i Makinerisë në Shkup është i pari maqedonas që ka marrë guximin për ta publikuar rrëfimin e tij pas trajtimit hormonal të bërë në një klinikë në Beograd të Serbisë.

"Isha një vajzë e bllokuar në trupin e mashkullit. Fati nuk ishte shumë i lehte, kam përjetuar fyerje dhe rrahje. Kam kryer shkollën në Koçani. Kujtimet e fëmijërisë sime janë të tmerrshme. Miqtë nga shkolla më bezdisnin mua sepse dukesha si femer. Kur jam rritur shpesh jam rrahur", ka thënë maqedonasi i kthyer në femër, transmeton "Dnevnik".

Maqedonasi ka rrëfyer se nuk mund të gënjente më dhe se ka bërë ate që ka dashur më së shumti, pavarësisht faktit se mund të paragjykohet. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori