“Pushimet e fundit çift”, Olta Gixhari zbulon kur do të vij në jetë bebi (FOTO LAJM)

Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.

Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj, teksa në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme aktorja ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku na ka zbuluar se ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbë po i vjen fundi.

#32ëeekspregnant dhe keto jane pushimet tona te fundit cift👩‍❤️‍👨 per pak jave kryevepra jone do te na ndryshoj jeten, dhe ne mezi po e presim, ka shkuar Olta krahas fotos.

Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës.

Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.

Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.

Megjithëse flet shpesh për shtatzëninë dhe përgatitjet e shumta, Olta ende nuk ka ndërmend ta zbulojë gjininë e bebushit dhe duket se do të na lërë kuriozë edhe për disa kohë.


Shtuar 4.07.2020 08:16