Manojllovski kërkon falje publike për fjalimin e tij pro homoseksualëve (FOTO)

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, i cili dje mes lotëve kërkoi më shumë të drejta për homoseksualët siç duket është penduar për këtë.

Në një letër të publikuar nga zhurnal.mk, ai ju kërkon falje qytetarëve për siç thotë, shqetësimin që ju ka shkaktuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se ka qenë i ndikuar nga debati i zhvilluar në SHBA dhe se në të ardhmen do të vazhdojë t’i mbështesë politikat e partisë së tij, në lidhje me çështjen e homoseksualëve.

“Kërkoj falje për shqetësimin që shkaktova tek qytetarët dhe votuesit tanë. Fjalimi im i djeshëm në Komisionin për Sistem Politik ishte një qëndrim i imi personal i ndikuar nga debati i zhvilluar në SHBA, ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Por jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është në kundërshtim me politikat e partisë sime, votuesve dhe qytetarëve tanë. Prandaj në të ardhmen edhe për këtë temë do vazhdoj t’i mbështes qëndrimet e subjektit të cilit i takoj”, shkruan Manojllovski në letrën e tij./albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori