Është manifestuar në
Shkup viti i ri mysliman, "
Hixhri 1436".
Forumi Rinor
Islam me rastin e Vitit të Ri
Islam, “
Hixhri” 1435 organizoi manifestimin tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”.
Në këtë manifestim përpos programit artistik, do të bëhet edhe shpallja e nxënësve dhe studentëve më të mirë në nivel republikan si dhe dekorimi i personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të çmueshëm në sferën shoqërore dhe arsimore, transmeton Portalb.
Ngjarja do të mbahet të hënën (27.10.14) në
Shkup në Sallën Universale në orën 19.00.
Me rastin e Vitit të Ri “
Hixhri 1436” dhe 30 vjetorit të Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, në Sallën Universale në
Shkup u mbajt gjithashtu akademi solemne e organizuar nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë akademi solemne prezent ishte kryetari i BFI-së Sulejman
Rexhepi, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul
Rexhepi, ambasador dhe përfaqësues të ambasadave, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues institucionesh, student, nxënës, si dhe të ftuar që kishin ardhur nga Turqia enkas për të ndjekur këtë manifestim artistik.
Kryetari i BFI-së Sulejman
Rexhepi përshëndeti të pranishmit dhe në fjalimin e tij theksoi se meqë fjala Hixhret do të thotë emigrim, sot përkujtojmë një ditë që shënon një shpërngulje të pejgamerit Muhamedi a.s. prej Mekes në Medine, aktin të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit, dhe vendimin e shenjtë për krijimin e umetit musliman dhe të themelimit të shtetit
islam të ngritur mbi tri parime barë: drejtësisë, urtësisë dhe bashkë jetesës në nivelin vëllazëror./albeu.com/
Shtuar më 26/10/2014,
ora 10:54